Erseka Me Kujtohet - Dr Diana Gellci - Books - Mediaprint - 9789928082671 - August 17, 2016
In case cover and title do not match, the title is correct

Erseka Me Kujtohet

Price
$ 19.49
excl. VAT

Ordered from remote warehouse

Expected to be ready for shipping Jun 8 - 18
Add to your iMusic wish list

Ne parathenien e librit, autorja Diana Gellci, shkruan: Askush nuk i kthen dot pas ditët dhe vitet që jetuam në Ersekë. Asgjë nuk i bën dot ato më të mira, sikurse nuk i zhbën dot gabimet. Duket sikur gjithçka do të mbetet siç e jetuam në sa e sa vite që kaluam së bashku në atë skaj juglindor midis kaltërsisë e aromës së pishave apo erës së akullt e dëborës. S'na ka mbetur shumë për të bërë në lidhje me atë kohë, përveçse të hapim portat e kujtesës e të ndihemi aty sërish - për mirë apo keq - bashkë me njëri-tjetrin, familjet apo fëmijët tanë. Gjithçka që filloi si një bashkëbisedim vullnetar nën titullin "Erseka, më kujtohet" në Facebook, zgjati vetëm rreth një muaj (dhjetor 2014 - janar 2015) dhe u karakterizua nga një intensitet i lartë postimesh online prej bashkëqytetarëve tanë nga shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, Amerikën, Kanadanë, Anglinë, Gjermaninë, Greqinë dhe Italinë. Bashkëpunimi, që filloi me ftesat e drejtuara në Facebook (besoj rreth 100), u shumëfishua me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Do të shtoja pa hezitim se postimet, me përjashtime krejt të rralla, u karakterizuan nga sinqeriteti e malli për jetën tonë të përbashkët në atë qytezë të vogël nga sipërfaqja, por të pamat nga hapësirat, ku shumë prej nesh u ndjenë krenarë, pavarësisht, siç u theksua vazhdimisht, skamjes së përgjithshme dhe rregullave që sot tingëllojnë, më së paku, të çuditshme. Duhet të shtoj, po ashtu, se gjithçka në këtë libër është ashtu siç u shkrua në Facebook: redaktimet janë vetëm të karakterit letrar. Disa grupime dhe rigrupime teksti ishin të detyrueshme për ta bërë leximin më koherent dhe të këndshëm. Autorët shfaqen me emrin e tyre të plotë vetëm një herë. Pas kësaj, ata përsëriten vetëm me emër. Nëse ka autorë me të njëjtin emër, personit që ka shkruar i dyti, për t'u dalluar, i është shtuar edhe shkronja e parë e mbiemrit. Ndërkaq, falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që jo vetëm iu bashkuan kësaj nisme, por ma besuan mua përfundimin e saj; nuk jam ndier kurrë më mirë dhe më e nderuar. Nuk ndryshojmë dot asgjë nga koha që iku. Jeta në pllajën 1000 metra mbi nivelin e detit mbeti e vështirë, me dimra të gjatë e të lodhshëm, por ne mbijetuam. Jo vetëm mbijetuam, por edhe kemi çfarë të tregojmë.

Media Books     Paperback Book   (Book with soft cover and glued back)
Released August 17, 2016
ISBN13 9789928082671
Publishers Mediaprint
Pages 306
Dimensions 152 × 229 × 18 mm   ·   449 g
Language Albanian